Ka vazhduar debati mes gazetarit Lirim Mehmataj dhe analistit Nexhmedin Spahiu për tezën e doktoratës së këtij të fundit. Debat ky i cili nisi në një emision ku Mehmetaj tha se Nexhmedin Spahiu ‘nuk ka doktoraturë’, ndërsa Spahiu e mohoi këtë deklaratë.

Në rrjetet sociale në një prej kundërpërgjigjet e Mehmetajt për Spahiun thuhet se ka raporte të inteligjencës nga viti 2000 për veriun, dhe i kërkon Spahiut që të ikë.

“Dhe, dije qe une e di, qe mungesa e shkollimit nuk eshte problemi yt i vetem. Une kam raporte te inteligjences per veriun e Kosoves nga viti 2000. Di per secilin cka ka bere andej. Ike me mire sa ke kohe. Dhe mos harro, une e di pse ne CV-ne tende nuk i ke te vendosura vitet e shkollimit. Gjithashtu e di qe ne CV i ke te paraqitura tryezat e zakonshme neper ministri si tyreza shkencore”, ka shkruar Mehmetaj.

Kundërpërgjigjja e plotë:

Nexhmedin Spahiu ti me te vertete qenke rast special. Cdo gje qe e ke thene prape eshte vec disa mashtrime me shume. Ti sikur jeton ne nje bote paralele. Pse po me detyron me vazhdu me te be poshtrim publik kur nuk eshte ai qellimi.

Nuk ke thirrje per profesor, kurre nuk ke pas, sepse asnje institucion nuk ta ka dhene a merr vesh. Edhe sikur te kesh doktorature prape nuk je profesor, sepse duhet pune shkencore, te cilen nuk e ke. Ti s’ke publikime as ne matematike e as ne shkenca politike. Ke libra te shkruara qe s’jane gjera shkencore, por mendime tuat. Libra qe s’ia ndalon askush askujt te shkruaj.

Ti ne ate liber qe e ke dorezu ne Dukagjin ke shkruar se shtepia botuese eshte CEU. Kjo nenkupton se ata jane botuesit e librit tend, qe eshte mashtrim o njeri. Eshte edhe shkelje ligjore.

Ti nuk me ke thene ate dite ne emision se e ke nje master po ka vlere te madhe, po i je referu si doktorature. Edhe pas emisionit ke shkruar ne Facebook se doktoratura jote gjendet ne librarite e kryeqytetit.

Qysh vjen ne studio televizive e shitesh si autoritet suprem me nje master, a je ne vete?

Mos me detyro ta vazhdoj kete pune se per ty ekzistojne dyshime te mire bazuara se s’ke diplome as te masterit ne Shkenca Politike e as te doktoratures ne matematike.

Ti nuk ke bashkautoresi ne ato citime, ke be mashtrim dhe une e di si behet ai mashtrim. Prandaj, ajo plateforme as nuk merret parasysh.

Asnje publikim te vetem ne ndonje reviste shkencore minimalisht te pranueshme nuk e ke.

Dhe, dije qe une e di, qe mungesa e shkollimit nuk eshte problemi yt i vetem. Une kam raporte te inteligjences per veriun e Kosoves nga viti 2000. Di per secilin cka ka bere andej. Ike me mire sa ke kohe.

Dhe mos harro, une e di pse ne CV-ne tende nuk i ke te vendosura vitet e shkollimit.

Gjithashtu e di qe ne CV i ke te paraqitura tryezat e zakonshme neper ministri si tyreza shkencore.

Une kur hulumtoj per dike, hulumtoj deri ne kocke.

Une e di edhe pse e ke publiku ashtu si e ke publiku sot kinse disertacionin.

VIDEO BONUS: AUV kreu 76 mijë inspektime në vitin 2023, asgjësoi mbi 1 milion produkte ushqimore