Mehmetaj: Pse Kusari-Lila e Martin Berishaj nuk u hetuan nga organet e sigurisë?

Analisti Lirim Mehmetaj, ka shkruar një stauts, në të cilin ka ngritur një pyetje.

Në shkrimin e tij, Mehmtaj ka pyetur se Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, nuk është hetuar për komunikimin me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që kërkohet ndërkombëtarisht nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë.

Mehmetaj ka pyetur, gjithashtu, se pse Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, nuk është hetuar nga organet e sigurisë për lidhjen me GEN-in serb.

“Pse organet e sigurisë në Kosovë nuk e hetuan se Berishaj paguhet nga Beogradi, apo se Kusari-Lila ka komunikim me Radojiçiç-in?” – ka pyetur Mehmetaj.