Mehmet Kraja dhe Armend Zemaj “kapën” në Facebook, shkëmbejnë akuza të rënda

Me rastin e përurimit të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, publicisti Mehmet Kraja ka postuar në Facebook fjalimin e tij të mbajtur në këtë cermoni. Mirëpo, as kësaj here ai nuk shpëtoj nga komentet e ndryshme.

Ka qenë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj që i është kundërvie Krajës duke thënë se ky fjalor nuk ka “as objektivitet, as neutralitet politik po as saktësi historike”.

“Shumë gabime zoteri akademik, është fatkeqsi përulja para diletantëve të cilet imponojnë tema, histori dhe individ të rrejshem. Ju keni lejuar kete me rastin e kesaj enciklopedie”, ka komentuar Zemaj, shkruan Ballkani.info.

Ndërkaq në anën tjetër Kraja i është kundërpërgjigjur Zemajt duke thënë se” ju nuk e keni dëshmuar deri sot me ndonje vepër se keni dije historike për të bëre vleresime të këtilla”.

“Madje nuk keni as kuraje qytetare sa ta zbusni pak pasionin tuaj për njëanshmeri partiake dhe subjektivizem familjar. Kur t’i tejkaloni këto pasione (edhe nese nuk merrni më shumë dije historike) mund të zini radhë që të bisedojmë shtruar për Fjalorin Enciklopedik të Kosovës”, është shprehur Kraja në Facebook.

Ja komentet e plota:

Armend Zemaj: As objektivitet, as neutralitet politik po as saktesi historike. Shumë gabime zoteri akademik, është fatkeqsi përulja para diletantëve të cilet imponojnë tema, histori dhe individ të rrejshem. Ju keni lejuar kete me rastin e kesaj enciklopedie.

Mehmet Kraja: Zoti Zemaj, une zakonisht nuk komentoj asnjehere ne fb, por meqe po e kerkoni me ngulm pergjigjen time, po ua them hapur: ju nuk e keni deshmuar deri sot me ndonje veper se keni dije historike per te bere vleresime te ketilla. Madje nuk keni as kuraje qytetare sa ta zbusni pak pasionin tuaj per njeanshmeri partiake dhe subjektivizem familjar. Kur t’i tejkaloni keto pasione (edhe nese nuk merrni me shume dije historike) mund te zini radhe qe te bisedojme shtruar per Fjalorin Enciklopedik te Kosoves