Mehaj: Pas teorisë, kadetët e FSK-së kryen realizimin e operacioneve sulmuese dhe mbrojtëse

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kadetët e FSK-së në kuadër të planprogramit akademik, pas pjesës teorike, ekzekutojnë taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP) në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban.

Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kadetët me sukses të lartë kanë realizuar TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit.

“Kadetët tanë, në kuadër të planprogramit akademik, pas pjesës teorike, ekzekutojnë taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP) në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban. Me sukses të lartë i realizuan TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit duke përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane : kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kadetët tanë, në kuadër të planprogramit akademik, pas pjesës teorike, ekzekutojnë taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP) në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban.

Me sukses të lartë i realizuan TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit duke përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane : kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion.

Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës!