Mehaj njofton se ushtarët e FSK-së që do të shërbejnë jashtë vendit do të kenë sigurim shëndetësor

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, secili ushtar që ka mision jashtë shtetit do të pajiset me sigurim shëndetësor.

Ai po ashtu tha se me këtë ligj rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve në operacione ndërkombëtare humanitare, paqeruajtëse etë tjera, si dhe  do të rregullohet edhe çështja e kujdesit të familjes së ushtarëve përgjatë misionit.

“Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra misione jashtë vendit, tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar dhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe për kujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai tha se janë të përkushtuar për të mbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s.

Postimi i plotë: