Mehaj i ofron kapacitetet e FSK-së për tejkalimin e tragjedisë së mbrëmshme në Tetovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka shprehur ngushëllime ministres së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska dhe kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, pas shpërthimit të mbrëmshëm në spitalin e këtij qyteti ku mbetën të vdekur disa persona.

Mehaj gjithashtu i ka ofruar Shekerinskas dhe Arifit kapacitetet e Kosovës për tejlakimin e kësaj situate.

“Ministres së Mbrojtjes Shekerinska dhe kryetares se Tetoves, Teuta Arifit, përveç ngushllimeve i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.