Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci është shfaqur i entuziasmuar përmes një postimi në Facebook pas heqjes së tarifës 10% për produktet amerikane nga qeveria në detyrë.
“Merreni me mend, gjithë këto vite të qeverive “pro-amerikane”, Kosova ka pasur tarifë 10% për produktet e Amerikës, e u dashtë të vijë një qeveri “anti-amerikane”, për ta larguar këtë tarifë”, ka shkruar ai.
Megjithatë, Mefi ka “harruar” të tregojë se gati 5 vjet janë në qeveri VV-ja dhe vetëm pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani dhe pas pritjes më shumë se dymujore, qeveria sot mori vendim për heqjen e kësaj tarife.
Këtë ia kanë kujtuar edhe disa nga komentuesit. /Ballkani.info/






