Medvedev: Pas fitores së republikanëve, Kongresi amerikan do t’i japë fund mbështetjes për Kievin

Pas fitores së republikanëve në zgjedhjeve afatmesme, të cilët morën në kontroll Dhomën e Përfaqësuesve, Kongresi Amerikan do të pezullojë mbështetjen e pakushtëzuar për regjimin nacionalist në Ukrainë, sepse Amerika i braktis gjithmonë miqtë e saj.”

Kështu ka deklaruar ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, sipas agjencisë së lajmeve Tass.

“Qëndrimi i qytetarëve amerikanë po shkon drejt realitetit dhe kjo do të vazhdojë të rritet derisa Kongresi të pezullojë mbështetjen e tij për Kievin,” tha ish presidenti rus.