Mediumi rus i bën jehonë të madhe kërcimeve nga Ura e Fshejtë, ja si reagojnë serbët e çmendur (VIDEO)

Kërcimet nga Ura e Fshejtë sjellin një bukuri tjetër në ndërlidhjen e njerëzve të rrafshit të Dukagjinit me ujin dhe natyrën.

Ky aktivitet i cili tash e sa kohë është bërë traditë në këtë zonë të lumit të Drinit të Bardhë, ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Së fundi një nga mediumet më të vlerësuara në Rusi, Russia Today, ka raportuar për këto kërcime nga Ura e Fshejtë, raporton Ballkani.info.

”1000 spektatorë shikojnë kërcimet e 14 garuesve në lumin e Drinit të Bardhë, nga 22 metra lartësi, #Kosovo” shkruan Russia Today në pamjet e lëshuara.

Ky raportim i RT ka ngjallur reagime të shumta në Serbi. Shumë komentues serbë e kanë sharë këtë media, duke i thënë së është turp që po raporton për Kosovën e nuk po përmend Serbinë.

“Nuk është ‘Drini i Bardhë’ po ‘Beli Drin'”, shkruan një komentues.

Më poshtë i gjeni disa nga komentet raciste, fyese e nacionaliste të serbëve. /Ballkani.info/

loading…