Publikuar me 20 Tetor 2018 ora 17:23

Shqipëri

Mediet serbe mbesin “no comment” për këtë ndërtesë në Tiranë

Media e vetme në Serbi e cila shkruan për fushën e ndërtimit dhe arkitekturës “Gradnja.rs” ka zgjedhur një kullë që pritet të ndërtohet në Tiranë, për ta komentuar me tone pozitive, pothuajse gati tekstualisht me tone “dëshiruese” apo “lakmuese”.

Titulli i këtij shkrimi është “Tirana merr projekt kub të një arkitekti të njohur Italian”, duke aluduar në Stefano Boerin.

Më shumë për arkitektin thuhet në shkrim se është i njohur për ndërtesën interesante të gjelbër “Bosco Verticale” në Milano. E për ndërtesën në Tiranë, thuhet se për herë të parë do t’I japë një pamje të re kryeqytetit shqiptar, brenda masterplanit.

Sipas projektit, ndërtesa do të jetë një “kub” shumëfunksional brenda lagjes së Bllokut, me një fasadë që do reflektojë dritën. Shkrimi serb vë theks tek fasada që do jetë e dyfishtë dhe nga materiali i aluminit, si një shabllon i njohur si karakteristikë në arkitekturës post-komuniste.

Kjo fasadë do të reflektojë gjithnji, pavarësisht pozicionit të diellit, pasi copëzat e aluminit kanë vendosje gjysmë-kaotike të ndrejtuara si nga qielli, ashtu edhe nga toka, teksa edhe ngjyra do të jetë e ndryshme.

Për më tepër, kjo nuk do të jetë vetëm një fasadë dekorative, por që do të jetë efikase në efiçiencë të energjisë, sikur edhe do të mbaje të freskët gjatë verës hapësirën e brendshme.

Brenda studios së njohur italiane, me këtë projekt është marrë Françeska Cesa Bianch, e cila ka thënë se kjo fasadë “është projektuar posaçërisht për projektin tonë të parë në Shqipëri dhe i jep kësaj ndërtese një vulë unike”. Ajo ka shtuar se  fasada përbëhet nga “modulë 110 centimetra katrorë që vetm në një hapësirë thyejnë dritën në saje të trekëndëshave që kanë brenda”.

Lajme të tjera

Tjera në

Intervista

Jeton Rukovci

Kapiteni i Prishtinës premton më të mirën ndaj Barcelonës, Rukovci: Ndeshja më e rëndësishme në karrierë…

Të rejat

Autotech

Më Të Lexuarat