Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka reaguar ndaj shkrimeve të tabloidëve pro-ruse në Serbi se kinse ka bërë thirrje për një Mejdani në Beograd.
Sipas tyre, thirrja e Bugajskit është presion nga Perëndimi.
“Tabloidët pro-Moskës në Serbi duke më akuzuar mua se po planifikoj një Majdan në Beograd. Zgjohu Serbi për pavarësinë tuaj nga Rusia perandorake”, ka reaguar Bugajski në profilin e tij në Twitter.
Pro-Moscow tabloids in Serbia wetting their pants and accusing me of planning a Majdan in Belgrade. Wake up Serbia and stand up for your independence from imperial Russia… pic.twitter.com/IALQiUXhdQ
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) March 18, 2022
Këto akuza vijnë në momentin kur Serbia është në prag të zgjedhjeve të Përgjithshme dhe për President, pasi Aleksandar Vuçiq është kandidat për mandatin e radhës.
Vuçiq i përkrahur nga presidenti rus Vladimir Putin, vazhdon ta drejtoj vendin nën diktatin e Kremlinit.
E njohur si “Kuba e Evropës”, Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka dënuar agresionin ushtarak rus në Ukrainë.
Kujtojmë se sipas raporteve të fundit për lirinë e medies, Serbia është paraqitur autoritare karshi gazetarëve dhe raportimeve të pavarura.







