Mediat serbe shkruajnë për vdekjen e Avni Hysenit: Luftoi për UÇK-së dhe UÇPMB-në, e njohim mirë!

Dje në Gllogjan u varros me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore, Avni Hyseni, luftetari i UÇK-së dhe UÇPMB-së që ndërroi jetë më 31 dhjetor.

Avni Hyseni ishte i shtrirë në QKUK pasi që ditë më parë kishte pësuar sulm në tru.

Për Avniun ka shkruar edhe mediat serbe.

“Shqiptarët në Kosovë sot qajnë për këtë njeri: Ai është i njohur për policinë serbe dhe popullin!”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Ballkani.info.

“Shqiptarët e Kosovës sot janë në zi, pas varrimit të Avni Hysenit, ish luftetarit të UÇK-së dhe UÇPMB-së. Ai është varrosur në Gllogjan, kurse ditët e fundit të jetës i kaloi në Qendrën Klinkike në Prishtinë, pasi që pësoi sulm masvi në tru”, theksojnë tutje mediat serbe.

Këto media po ashtu theksojnë se Avniut i ishte refuzuar viza për t’u shëruar në Gjermani. /Ballkani.info/