Mediat serbe kanë vazhduar të shkruajnë gjatë ditës rreth vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, për mallrat e importuara nga Serbia.

Pas vendimit të shtimit të taksës 10% në importin e mallrave të prodhuara në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, sot Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ndërmorri edhe një veprim tjetër ndaj produkteve të importuara nga jashtë, duke urdhëruar që operatorët ekonomik të ndërrojnë etiketimet ku nuk njihet shtetësia e Kosovës.

Shembulli konkret ishte në disa produkte, ku Kosovës iu referohej si “Kosova e Metohija” apo “Rezoluta 1244” etj., por nga sot, Ministri Shala morri vendim që këto produkte të ri-etiketohen, ndërsa Doganën e Kosovës e urdhëroi që këto produkte të mos lejohen të hyjnë në Kosovë fare.

Këto veprime kanë ngjallur reagime të shumta në media serbe, duke iu referuar edhe taksës së 10% që ishte ndërmarrë më herët, transmeton Ballkani.info.

Ato kanë vazhduar të citojnë se me këto veprime po shkelet  marrëveshja e CEFTA-s për tregëti e bashkëpunim rajonal. /Ballkani.info/