Qeveria e Kosovës e ka rritur sot taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja për 100 për qind.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës brenda pak minutash ka bërë bujë në mediat serbe.

Të gjitha mediat atje e kanë lajm kryesor rritjen e taksës, transmeton Ballkani.info.

Këto media citojnë ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili e ka propozuar këtë rritje dhe e cila është miratuar në mbledhje dhe është mbështetur nga kryeministri Ramush Haradinaj.