Mediat serbe nuk kanë pritur shumë që të citojnë raportimet në Kosovë e të ndezin alarmin, lidhur me kontrollimin e kasafortës së ish-presidentit Hashim Thaçi, një ditë pasi ai udhëtoi për në Hagë.
Të gjitha portalet e njohura serbe i kanë kushtuar fokus kësaj ngjarje, e cila në Kosovë u raportua me burime, e jo si informacion i sigurt që ka ndodhur.
“Vetëm 24 orë pasi ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen për shkak të aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale, u bë një përpjekje për të grabitur kasafortën e tij”, kështu nis shkrimi duke iu referuar burimeve të mediave të Kosovës.
Mediat në Beograd po ashtu raportuan se për këtë arsye u njoftua edhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës Kreshnik Gashi, do të informojë Bordin e Asamblesë së Sigurisë për këtë rast.
Thuhet se grabitja u tentua të bëhet nga sekretari i presidencës së Kosovës, Dirton Gashi, dhe një zyrtar të cilin ai e kishte paraqitur si inspector i AKI’së.
“Më 6 nëntor, Gashi dyshohet se i informoi këshilltarët e Vjosa Osmanit, i cili është president i Kosovës, se EULEX do të bënte një kërkim zyrtar në zyrën e ish-Presidentit Thaçi, por përfaqësuesit e EULEX e mohuan atë”, thuhet në këto raportime.
Sipas këtyre mediave, sekretari Driton Gashi, së bashku me një person tjetër që u prezantua si inspektor i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), hapën një kasafortë ku mbahen raportet e AKI-së dhe dokumentet e tjera konfidenciale.
Disa minuta më vonë, Osmani arriti në zyrë dhe kërkoi shpjegimin e Gashit.






