Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratave të Pacollit: Isha i frikësuar se shteti do të kryente një akt terrorist

Deklarata e kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacolli, se u frikësua të ateronte në Prishtinë dhe u detyrua të ndalej në Tiranë për shkak se frikësohej nga një akt terrorist është bërë lajm në mediet serbe.

Mediumi B92 e ka bërë titull deklsratën e Pacollit.

“Isha i frikësuar se shteti do të kryente një akt terrorist”, thuhet në titullin që në një formë e pranon edhe shtetin e Kosovës, gjë që rrallë ndodh në mediet serbe.

Mediumi serb tregon edhe narativën që i parapriu dramës me aterimin e Pacollit si dhe citon deklaratat e tij që ai dëshiron të trajtohet si qytetar ordiner.