Mediat serbe e quajnë provokim të ri të Edi Ramës, përkujtimin e bombardimeve të NATO-s

Mediat serbe e kanë quajtur provokim të ri, postimin e kryeministrit Edi Rama për 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Media serbe Blic.rs ka shkruan se Edi Rama ka provokuar sërish duke i quajtur bombardimet e NATO-s një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Kryeministri Edi Rama publikoi sot në Tëitter me rastin e përvjetorit të “agresionit” të NATO-s në Ish-Jugosllavi, me fjalimin e ish-presidentit Bill Clinton të 24 marsit 1999, në të cilin ai e quajti bombardimin e Beogradit, në të cilin ai tha se ishte një datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane” thuhet në artikullin e publikuar.

Sot shënohet 22 vjetori i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë.

Më 24 mars 1999, NATO filloi fushatën e bombardimeve pasi bisedimet për paqe dështuan me refuzimin e Millosheviqit.