Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë bartës të Open Ballkan (Ballkani i Hapur) derisa Kosova e kundërshton këtë.

Rama mori pjesë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur në Beograd që u shënuar me një panair të verës. Gjatë kësaj pjesëmarrjeje, mediat serbe shkaktuan skandal kur e prezantuan Edi Ramën si president serb. Këtë “skandal” e shfaqi së pari Tanjug, agjencia shtetërore e Serbisë dhe më pas pamjet u transmetuan edhe në mediat tjera atje.

Ironia me këtë ka vazhduar edhe në Kosovë si “Breaking News”.

Për më shumë ndiqeni videon:

Mediet serbe e bëjnë Edi Ramën si "president i Serbisë", vazhdon ironia edhe në Kosovë pic.twitter.com/ZjaVaiohKU

— The Geopost (@theGeopost) September 8, 2022