Mediat serbe citojnë Veton Surroin: Publicisti nga Kosova akuzon shtetin e tij se afroi Serbinë me SHBA’të

Marrëveshja e 4 shtatorit në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë ngjalli reagime të shumta nga analistë politikë, publicist e politikan. Ndarja në pole rreth kësaj marrëveshje mes atyre që e përkrahnin dhe atyre që nuk e përkrahnin ishte e madhe. Me 4 shtator në Washington kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, dhe Presidenti serb Aleksander Vucic nënshkruan marrëveshje të cilat kishin në spikamë marrëveshje ekonomike mes dy shteteve, e në fund ishte edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Ishte pikërisht kjo njohje e cila u komentua më së shumti nga të tjerët, të cilët mbase prisnin që diçka më madhore të ndodhte në Washington, Shtëpinë e Bardhë.

E së fundmi këtë marrëveshje e ka komentuar edhe publicisti i njohur Veton Surroi, i cili në një intervistë për mediat serbe vlerëson se Kosova është ‘përgjegjëse për afrimin e Serbisë me Shtetet e Bashkuara.’

Surroi tha se me 4 shtator kishte disa gjëra pozitive, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për njohjen në atë vend.

Por zhvillimin ekonomik Surroi e cilëson si diçka të mirë, por vendet e punës që përmenden brenda asaj marrëveshje zakonisht përmenden kur ka zgjedhje.

Sipas publicistit me këto negociata që u zhvilluan mes Kosovës dhe Serbisë, Serbisë iu hapen dyert në Washington.

‘’ Këtu, Kosova hyri më lirshëm, dera është e hapur për Serbinë. Për 20 vitet e fundit, adresa amerikane në rajon ka qenë Kosova. Shtetet e Bashkuara tani po hapin një zyrë në Serbi. Ky është një ndryshim në interesin amerikan në rajon’’- tha ai, sipas Kurir.

Sipas tij, përgjegjësia për këtë zhvillim i përket tërësisht Kosovës.

‘’ Përgjegjësia është plotësisht e jona, sepse ne pranuam që pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi pavarësinë e Kosovës, Kosova, nën presionin e Serbisë, hyri në procesin e negociatave, i cili ishte i paqartë. Pra, ne i kemi hapur rrugën Serbisë që të forcohet politikisht dhe ushtarakisht’’, tha Surroi.

Ai tha se qëllimet e Kosovës në raport me Serbinë nuk kanë humbur.

‘’ Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Trump janë ndryshe nga administrat tjera. Por kjo nuk do të thotë që kjo administratë do të mbetet përgjithmonë’’, përfundoi Surroi.