marrëveshje

Mediat serbe: Bolton dhe Lavrov kanë bërë marrëveshje sekrete për Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që çështjen e Kosovës ta zgjidhin në një marrëveshje mes tyre dhe Rusisë. Siç shkruan gazeta serbe ‘republika.rs’, thuhet se për këtë janë marrë vesh këshilltari për sigurinë kombëtare i Trump, John Bolton, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin e tyre të fundit.

Ata thuhet se kanë diskutuar prapa dyerve të mbyllura për hapat me tejshëm për të përshpejtuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, transmeton Gazeta Express.

Çështja kryesore për të cilën thuhet të jenë marrë vesh Bolton dhe Lavrov, është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia të jenë garantues për arritjen e marrëveshje përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Adaministrat e Trump deri tani nuk e ka fshehur qëndrimin se kufijtë mund të ndryshohen, ndërsa sa i përket Rusisë, Lavrov e ka përsëritur se Ruisa e përkrah secilën marrëveshje e cila është e pranueshme për Serbinë, dhe se Serbia do të ketë mbështetjen e presidentit Putin kur vije çështja për Kosovën.

Se Moska nuk është kundër idesë për ndryshim të kufijve, e ka konfirmuar dje edhe senatori rus, Alexei Pushkov, në një intervistë për ‘Politiko’.

“Ka një qëndrim të Rusisë që nuk ka ndryshuar. Mbështet secilën marrëveshje të cilën Serbian e konsideron të drejtë. Nëse Serbia bie dakord për korrigjim, nuk shoh ndonjë arsye që Rusia të kundërshtojë”, ka thënë Pushkov.

Ndërkohë thuhet se Rusia është pajtuar me qëndrimin e administratës së SHBA-së se zgjidhja më e mirë për Prishtinën dhe Beogradin është një marrëveshje e cila nuk do të sillte konflikt.

Edhe politikanja serbe, Jelena Vukoçiq, teksa ka folur për këtë çështje, ka thënë se pa përfshirjen e SHBA-së, nuk mund të ketë marrëveshje.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm serb, Vladislav Jovanoviq, ka thënë se çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë temë diskutimi edhe në takimin e 11 nëntorit që do të mbahet në Paris.