Mediat rumune shkruajnë për fushatën e kosovarëve në profilin e Mogherinit në Facebook (FOTO)

Kosovarët vazhdojnë të jenë vendi i vetëm i izoluar në rajon. Për Kosovën ende ekziston rregjimi i vizave për të udhëtuar në njërin nga vendet e Bashkimit Europian (BE).

Përderisa Bashkimi Europian (BE) ka liberalizuar vizat për shumë shtete me probleme serioze të definimit territorial, krimit masiv, autokracisë në qeverisje – Kosova vazhdon të izolohet edhe pas votimit të Demarkacionit me Malin e Zi – një kriter për të cilin BE-ja premtoi liberalizimin e vizave.

Në 70 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Moghereni shkroi për rëndësinë e kësaj deklarate në fuqizimin e të drejtave të njeriut si baza themeltare për vlerat progresiste dhe emancipimin shoqëror, raporton Ballkani.info

Po atë natë, mijëra kosovarë u inkuadruan tek profil i Mogherenit në Facebook duke kritikuar përfaqësuesen e BE-së për izolimin e kosovarëve.

Kjo fushatë ka marrë vëmendjen edhe të mediave europiane. Media rumune “Infoziare”, në një artikull të publikuar ka shkruar për fushatën e kosovarëve në profilin e Mogherenit.

“Mijëra Kosovarë kritikuan të dielën kryesuesen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në llogarinë e tij në Facebook për shkak se ata janë të vetmit qytetarë të Ballkanit ende nevojë për vizë për të udhëtuar në Bashkimin Evropian, sipas AFP. Më 10 dhjetor, Federica Mogherini postoi një mesazh në Facebook me rastin e 70 vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. ” Ku është lirimi i vizave për Kosovën që keni premtuar? ”, Shkruan një nga kosovarët që postoi komente, Besnik Sahiti. “Ne jemi i vetmi vend në Evropë që ka nevojë për vizë për të udhëtuar. në Bashkimin Evropian. Ku janë të drejtat tona, znj. Mogherini? ”. ” Unë mendoj se jeni racist dhe pro-serb, ” akuzon një tjetër kosova. Të dielën, rreth 13,000 komente u botuan në faqen e Mogherinit, shumë prej tyre në këtë temë. Në shtator, Parlamenti Europian shpalli lehtësisht një përjashtim të vizave për 1.8 milionë banorët e Kosovës. Nëse ky përjashtim hyn në fuqi, atëherë mbajtësit e pasaportave të Kosovës nuk do të kenë më nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e BE-së (përveç Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar) dhe vendeve të Bashkimit Shengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicër) për qëndrime deri në 90 ditë. Një shumicë e kualifikuar (55% e shteteve anëtare të BE-së, që përfaqësojnë të paktën 65% të popullatës së bllokut të BE-së) do të ishte e mjaftueshme për të dhënë këtë përjashtim për viza tre-mujore”, thuhet në artikullin e medias rumune “Infoziare”, shkruan Ballkani.info.

Rumania nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran, bashke me katër shtete tjera të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën. /Ballkani.info/