Afër kufirit

Mediat në Shkup thonë së ende s’është hequr nga rruga kamioni i aksidentuar afër Bllacës – kolona edhe në anën e Kosovës

Rruga për në kufirin e Bllacës, vazhdon të jetë e bllokuar edhe përkundër që kanë kaluar shumë orë nga rrëzimi i kamonit, i cili pamundësoi sot qarkullimin e rregullt të komunikacionit, shkruan Alsat.

Përdorimi i rrugës alternative, po shkakton kaos të madh, derisa, kamionët që janë nisur për të hyrë në RMV, kanë krijuar një kolone e cila ka zënë edhe gjysmën e autostradës së RKS-së.

Kujtojmë se sot në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin TMV MAN ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat.

“Policia është njoftuar për vendkalimin kufitar Bllacë dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Malli po shkarkohet nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC”, thuhej sot në njoftimin e Policisë.