Genc Nuza

Mediat ndërkombëtare vlerësojnë lart gjykimin e Nuzës në ndeshjen HJK – Aberdeen

Gjyqtarët kosovarë mbrëmë kanë pasur një tjetër paraqitje ndërkombëtare.

Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e Dardan Çaka, kanë ndarë drejtësinë në Conference League në Finlandë ku u ndeshën HJK Helsinki – Aberdeen, shkruan Ballkani.info.

Sfida ishte shumë e vështirë kjo për shkak të motit dhe borës së vazhdueshme që e mbulojë edhe fushë.

Madje në një moment Nuza ka qenë i detyruar ta ndërpresë përkohësisht ndeshjen pasi tifozët vendas me topa bore e kishin goditur portierin mysafirë.

Kjo ka bërë që të jetë temë në mediat ndërkombëtar që e kanë cilësuar lartë gjykimin e gjyqtarëve kosovarë.

Në anën tjetër edhe UEFA ka pasur përshtypje të mirë derisa ndeshja përfundojë me rezultat të barabartë 2:2. /Ballkani.info