Mediat malazeze: Kosovari vrau policin me një plumb nga ulësja e pasme e veturës policore FOTO

Pjesëtari i Policisë Kufitare Milutin Lekoviq (41 vjeç) vdiq sonte në një spital pasi u plagos rëndë nga të shtënat në Igalo të Malit të Zi, bëjnë të ditur burimet jozyrtare të TVCG dhe Vijesit.

“Pasi u përpoqën të kalonin në drejtim të kufirit kroat, sulmuesit u arrestuan në Sutorinë”, shkruan më tej mediumi malazez.

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur rreth orës 2:45 pasdite. Policia tha se M.L. ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa kapi tre persona që u gjetën në Sutorinë pa asnjë mjet identifikues.

Sipas mediave malazeze, polici u qëllua në kokë me pistoletë nga ulësja e pasme e veturës së policisë, pasi paraprakisht i kishte arrestuar kosovarët, transmeton Ballkani.info.

Këta janë dy burra dhe një grua thuhet se janë jozyrtartarisht qytetarë të Kosovës.

M.L. u qëllua në një automjet policie ndërsa kapi kosovarët pa dokumente.

Sulmuesit u arratisën pas të shtënave, por u gjetën në rajonin e Sutorinit dhe u arrestuan ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga Mali i Zi në drejtim të Kroacisë.

Njëri nga të arratisurit u plagos në një tjetër të shtënë, por është jashtë rrezikut për jetë.

Të shtënat gjithashtu rezultuan në një aksident trafiku, në të cilin u dëmtuan një automjet policor dhe një kamion i Pastrimit. /Ballkani.info/