Mediat greke zbulojnë formacionin helen kundër Kosovës

Greqia sonte zbret në “Fadil Vokrri” për tu përballur me Kosovën në ndeshjen e rundit të dytë të Ligës së Kombeve.

Helenët në Prishtinë pritet të luajnë me formacionin e ngjashëm si të Kosovës, 4-2-3-1.

Mediat greke kanë zbuluar formacionin me të cilin John van ‘t Schip do të zbres në fushë.

Formacioni i mundshëm: Barkas; Bakakis, Svarnas, Stafilidis, Giannoulis; Zeca, Kourbelis; Fortounis, Bakasetas, Limnios; Koulouris