mediat

Mediat greke sulmojnë Edi Ramën: E paraqet grekun e vrarë si “person të çmendur”

Disa orë pasi një njeri grek etnik u vra në jug të Shqipërisë gjatë një shkëmbim zjarri me policinë shqiptare, kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq për ta nxehur situatën më keq, duke i hedhur zjarr benzinës, ku me anë të një deklarate në Twitter, e përshkroi viktimën si “një person të çmendur”, citon media greke “Ekathemirini”.

Në një postim në “Twitter”, Rama tha se policia shqiptare ishte “vetëm duke bërë punën e saj”.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falënderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, ka shkruar Rama.

Komentet e Ramës erdhën disa orë pasi Ministria e Jashtme e Greqisë u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të “japin sqarime të plota” rreth rrethanave nën të cilat një person grek etnik u qëllua nga policia shqiptare, pasi thuhej se hapi zjarr ndaj oficerëve me një automatik.