Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mbërriti sot në Torino, ku së shpejti duhet të përfundojë transferimin e tij te Juventusi. Kështu ka shkruar portali më i madh boshnjak, klix.ba.

Futbollisti sulmues i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me gjigantët e Torinos. Lille do të mbledhë rreth 20 milionë euro për këtë transferim.
Ai nuk është më “i huaj”, shkruan kjo media, transmeton Ballkani.info.

Edi Rama i dha shtetësinë shqiptare një futbollisti të madh me dekret për të realizuar një transferim të madh. “Megjithatë, mbërritja e 25-vjeçarit Zhegrova nuk kaloi pa polemika. Gjatë një takimi me tifozët, ai firmosi flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan klix.

Ai do t’u bashkohet gjithashtu futbollistëve serbë Dushan Vlahoviq dhe Filip Kostiq te Juventusi.

Përpara se të mbërrinte në Torino, Zhegrova kaloi dy sezone e gjysmë të suksesshme te Lille, ku mbërriti nga Baseli në Zvicër për shtatë milionë euro.

Vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm që atëherë, me mediat italiane që theksojnë veçanërisht shpërthyesin dhe shpejtësinë e tij në krah si asetet e tij kryesore. /Ballkani.info/