Kosova ka nisur një ofensivë që të marrë njohjen nga shteti i Spanjës, shkruan media spanjolle, El Confidencial.

Ata po përdorin taktika përmes biznesmenëve që të afrohen me Spanjë, thekson tutje kjo media.

Kjo po duket se është në interesin e institucioneve në Kosovë, shkaku që një ndër kundërshtarët kryesorë, Kosova e ka pasur Spanjën.

Spanja, si një ndër anëtarët më të fuqishëm të Unionit Evropian, vazhdon të bllokojë proceset e Kosovës në tentativën që të bëhet pjesë e Unionit Evropian, Kombeve të Bashkuara apo Interpol-it, shkruan Ballkani.info.

Duke e parë këtë situatë, institucionet në Prishtinë, kanë nisur një kampanjë për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Spanjës dhe Prishtinës.

A është kjo kampanjë një pikënisje e Prishtinës, që të ndërrojë politikën e shtetit spanjoll dhe ta bindë atë që të ndryshojë politikën kundër saj dhe në një mënyrë ta pranojë sovranitetin e Kosovës?

“Është e rëndësishme për autoritetet kosovare që të normalizojnë marrëdhëniet politike me shtetin e Spanjës në muajt në vijim. Me sa po shohim, ata vetëm sa kanë ndërmarrë hapat e parë të përmirësimit të raporteve mes dy shteteve, pasi që në ditët e kaluara disa biznesmenë spanjoll nga Madridi kanë mbërritur në Prishtinë, dhe janë kurajuar që të investojnë në këtë shtet”, raporton El Confidencial.

Diku 15 biznese të vogla dhe të mesme nga Madridi, kompani këto që udhëheqin fabrika prodhimi, qoftë të rrobave për fëmijë, kompani teknologjike, të prodhimit të mishit etj., kanë qëndruar në Prishtinë dhe Asosacioni i Bizneseve Kosovare iu ka aranzhuar takim me Kryetarin e Asosacionit të Bizneseve dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalën.

Biznesmenëve nga Spanja, iu është thënë se Kosova do t’ju ofrojë mundësi të shumta investimi, dhe se vetëm viteve të fundit disa miliona janë investuar nga shtetet perëndimore, transmeton Ballkani.info.

Gjithashtu, autoritetet kosovare kanë theksuar se institucionet e Kosovës nuk e përkrahin idenë e krahasimit të rastit të Kosovës me atë të Katalunisë dhe se duan të rrinë të distancuar në këtë temë.

“Autoritetet në Prishtinë kanë theksuar qëndrimin e tyre, kanë shprehur interesim bashkëpunimi, gjithashtu kanë përkrahur qeverinë e Spanjës dhe nuk kanë pasur asgjë për të thënë rreth temës së Katalunisë, duke thënë se nuk mund të bëhen krahasime paralele pasi që ndaj Katalunisë nuk është ushtruar dhunë apo represion ose diçka e ngjashme siç ka ndodhur në Kosovë, ka thënë njëri nga pjesëmarrësit në delegacionin nga Spanja”, shkruan kjo medie spanjolle. /Ballkani.info/