Media serbe: Edhe nëse ndodh korrigjimi i kufijve, institucionet e Serbisë do të mbeten në Kosovë

Ndarjet e dy popujve shpesh janë si shkurorëzimi i dy bashkëshortëve, konstaton sot gazeta e Beogradit “Blic”.

Në historinë e Serbisë, thotë gazeta, ndarja më ës shumti ka zgjatur me Italinë. Vetëm pas luftës së Dytë Botërore negociatat dhe zënkat rreth kufijve kanë zgjatur 30 vjet. Me bullgarët Serbia ka luftuar katër herë dhe është pajtuar po katër herë rreth viseve që tani nuk janë as serbe dhe as bullgare.

Sa u përket shqiptarëve, shkruan gazeta Blic, serbët më shumë se qe një shekull i kanë zvogëluar kërkesat e veta. Dëshira e parë e serbëve ka qenë dalja në det dhe marrja e veriut të Shqipërisë. Ata më në fund mezi u pajtuan që kufiri të jetë nëpër majat e Bjeshkëve të Nemuna. Duket se tash po përgatitet kufiri i ri.

Idenë e kufizimit të serbëve e të shqiptarëve i pari e kishte paraqitur Dobrica Çosiq, pastaj një pjesë e madhe e ASHAS, historianë e demografë e më pas edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Gazeta e Beogradit jep instruksione se duhet evituar kurthet në negociata për korrigjimin e kufijve.

Ajo thotë se territoret serbe e shqiptare assesi nuk duhet që sipërfaqe e tyre të ngjyrosura me të njëjtën ngjyrë, me njolla e pika të palës tjetër.

Gazeta shton se pse duhet të jetë kështu.

Bashkëngjitja e mundshme e veriut të Kosovës në Serbi, assesi nuk do të thotë edhe ndërprerje e lidhjeve institucionale të shtetit serb me enklavat dhe objektet e shenjta në jug të Kosovës. Enklavat dhe objektet e shenjta duhet doemos të qëndrojnë si arkipelag serb në detin shqiptar.

Pozitë të ngjashme duhet të kenë shqiptarët në Preshevë. Pra, Preshevën assesi nuk bën ta krahasojmë me Mitrovicën, Leposaviqin, por me Graçanicën, Brezovicën, Ranillugun …

Veriu i Kosovës, edhe në kohën e nazistëve, ka qenë pjesë e Serbisë, madje thellë në jug të Ibrit. A është mundur që bashkësia ndërkombëtare të jetë më e keqe ndaj serbëve se sa që ishte Hitler?”, pyetet mediumi serb.

Veç kësaj konstatohet në shkrim, politikanëve perëndimorë duhet t’ua kujtojmë edhe marritë e rrëfimeve të tyre se ndryshimi i kufijve është precedent për hapjen e probleme të tjera të ndjeshme kufitare. Kur për herë të parë e helmuan Serbinë në viti 1999, pohonin se ai ishte rast unik e jo precedent për shkatërrimin e shteteve tjera. Pse shkatërrimi i Serbisë do të ishte unik dhe ngjarje e përsëritshme, e kompromiset, qofshin dhe simbolike, për serbët, të jenë precedent i pa arsyetueshëm?, përfundohet në këtë shkrim.