Me veturë zyrtare në deti, nënkryetari i Gjakovës kapet mat në Shëngjin

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, është kapur duke keqpërdorur veturën zyrtare.

Fetahaj kishte marrë rrugën për pushime drejt Shëngjinit me veturën e cila është në pronësi të Komunës së Gjakovës, raporton TV Syri.

Raportohet se Fetahaj është kthyer nga pushimet sot në mëngjes.