Artan Grupi

Me valixhe në konferencë për media, duke e cituar Noizyn, Grubi feston kështu në Shkup

Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka zgjedhur t’i citojë disa fjalë të reperit që njihet si ‘Noizy’, në një konferencë për media në Shkup.

Grubi u tall me koalicionin e partive opozitare shqiptare që dolën afro 40 mijë vota prapa koalicionit të udhëhequr nga BDI-ja në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën.

Ai me valixhe doli sot në një konferencë për media, duke iu drejtuar kundërshtarëve politikë me fjalët e ‘Noizyt’.

“Shih sa bukur është top lista. Tani merre valixhen edhe ec te shpia. Valixhja është e vogël se kaq janë të vogla punët e tyre”, tha Grubi.

Kënga ku reperi i thotë këto rreshta, u lëshua në konferencë.