Me urdhër të Vuçiqit, ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq deklaroi se presidenti Aleksandar Vuçiq si komandant i përgjithshëm ka lëshuar urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në gatishmëri dhe të ngrenë nivelin e gatishmërisë luftarake në atë nivel që të mund t’i përgjigjet çdo detyre, duke thënë se Serbia nuk po përgatitet për luftë, por se nuk mund të jetë plotësisht e papërgatitur për gjithçka që ndodh, transmeton Televizioni Happy.

“Serbia është një vend serioz, merr përgjegjësi për të gjitha problemet e mundshme. Nuk do të thosha se kjo është zgjidhur, me Kurtin nuk mund të jesh i pastër se nuk dihet. Sot në mëngjes i dhanë paralajmërimin e parë serbit për targat.Nuk me besohet qe Quinti nuk ka asnje ndikim tek Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës. Duket qe nuk duan asnje pershkallëzim,se duhet te marre formen e dialogut,ne nuk mund te jemi te relaksuar,por duam dialog. Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë të komandantit të përgjithshëm. Askush nuk është në luftë tani tha Vuçeviq.

Vuçeviq tha se kur Serbia flet për paqe dhe stabilitet, nuk do të thotë se është e dobët dhe se mund të ngacmohet dhe poshtërohet.

“Ajo që duhet të dihet është se ushtria serbe është shumë herë më e fortë se sa ka qenë, meriton respekt dhe vepron në përputhje me udhëheqjen shtetërore. Duhet të punohet për personel më të lartë, armatim më të fortë, stërvitje të forcës rezervë. Ne nuk jemi duke u pergatitur per lufte por nuk mund te jemi krejtesisht te papergatitur per cdo gje qe ndodh.Ushtria eshte e para qe goditet kur ka, zjarre, permbytje, katastrofa natyrore. Pagat ne ushtri duhet te rriten me 20 perqind.Duhet te vazhdojme te negociojme me presidentin, familjet e tyre duhet te stimulohen, te hyjne me lehte ne punë, nese nuk investojme ne ushtrine tone kam frike se cfare do te ndodh, duhet te kuptojme pse duhet forcuar ushtria. “, thotë Vuçeviq.

Sipas tij, Serbia po pret armë të reja nga Franca, si dhe helikopterë nga shteti mesdhetar.

“Është një vendim strategjik i zgjuar, për të blerë armët më të mira nga meridianët më të fortë. Prodhimi i ndërtuar me qëllim është një potencial i madh kur flasim për municionet tona. Për të inicuar një ndryshim të fuqishëm ekonomik në Serbi,” tha Vuçeviç.