Qeveria e Kosovës më 6 nëntor kishte vendosur për taksën 10% për produktet e Serbisë dhe Bosnjes të importuara në Kosovë.
Vendimi kishte hyrë në fuqi dhe brenda një jave Kosova kishte përfituar 300.000 euro nga taksa e rritur në dogana.
Sot, Qeveria Haradinaj vazhdoi thellimin e sanksioneve ekonomike ndaj Serbisë pas propagandës serbe kundër Kosovës në INTERPOL me çfarë rrjedhoi dështimi i Kosovës për t’u antarësuar në INTERPOL, raporton Ballkani.info.
Taksa nga sot do të jetë 100% për të gjitha produktet e Serbisë që importohen në Kosovë.
Nga aplikimi i taksës doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Dogana e Kosovës ka arritur të grumbullojë rreth 300 mijë euro më shumë, vetëm një javë pas vendimi kishte raportuara Dogana e Kosovës.
Më një matematik klasike pa u thelluar në indikacionet tjerë ekonomik që mund te involvohen brenda javës, Kosova mund të përfitojë tre milionë euro.
Gjithmonë nëse sasia e njëjtë e produkteve serbe importohet në Kosovë – po që ka gjasa që tani e tutje të ketë më pak produkte serbe në vend pasiqë taksa është e shtrejtë dhe shumë biznese serbe mund të mos importojnë ose të dalin në treg me çmime më të larta që do të mbulonte tregun kosovar nga inflacioni i mundshëm. /Ballkani.info/






