Bajram Gecaj, këshilltar në Komunën e Prishtinës, ka vizituar qendrën për trajtimin e qenve endacakë, ku ka treguar pamje të standardeve evropiane.
“Asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë për qentë endacakë në Kosovë sesa në Prishtinë, nën udhëheqjen e Kryetarit Përparim Rama. Për herë të parë, Kryeqyteti Prishtina ka ndërtuar Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë (QTQE) dhe Qendrën për Evakuim Emergjent (QEE), që së bashku ofrojnë trajtim veterinar dhe strehim të përkohshëm për qentë e rrugës, deri në momentin e adoptimit”, ka shkruar Gecaj.
Më pas ai i ka bërë disa krahasim me investimet që janë bërë më herët dhe tash sa i përket çështjes së qenve endacakë.
Disa fakte krahasuese:
• Në 8 vitet e qeverisjes së kaluar të LVV-së në Prishtinë, janë ndarë vetëm 70 mijë euro për këtë çështje;
• Gjatë qeverisë Haradinaj, u ndanë 1.5 milion euro për tërë Kosovën për metodën KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho);
• Nën udhëheqjen e Përparim Ramës, në vetëm tri vite, janë investuar mbi 4 milion euro vetëm në Prishtinë.
Postimi i plotë:
QENTË JANË PJESË E PËRDITSHMËRISË …
Asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë për qentë endacakë në Kosovë sesa në Prishtinë, nën udhëheqjen e Kryetarit Perparim Rama.
Për herë të parë, Kryeqyteti Prishtina ka ndërtuar Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë (QTQE) dhe Qendrën për Evakuim Emergjent (QEE), që së bashku ofrojnë trajtim veterinar dhe strehim të përkohshëm për qentë e rrugës, deri në momentin e adoptimit.
Disa fakte krahasuese:
• Në 8 vitet e qeverisjes së kaluar të LVV-së në Prishtinë, janë ndarë vetëm 70 mijë euro për këtë çështje;
• Gjatë qeverisë Haradinaj, u ndanë 1.5 milion euro për tërë Kosovën për metodën KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho);
• Nën udhëheqjen e Perparim Ramës, në vetëm tri vite, janë investuar mbi 4 milion euro vetëm në Prishtinë.
Në rastin e fundit të bërë publik, Kryeqyteti ka marrë në përkujdesje rreth 100 qen nga një strehimore private që u mbyll nga AUVK, si pasojë e pamundësisë së shpërndarjes së subvencioneve, për shkak të bllokimit të buxhetit nga niveli qendror, si dhe pengesave (për bartjen e mjeteve vetanake) nga koalicioni i pashpallur LVV-PDK në Kuvendin Komunal.
Fatkeqësisht, ndihma nga niveli qendror ka qenë ZERO, ndërsa nga disa komuna të tjera, “kontributi” ka qenë lëshimi fshehurazi i qenve në rrugët e Prishtinës.
Gjithashtu, bashkëpunimi me OJQ-të për mbrojtjen e kafshëve nuk ka sjellë rezultat, pasi që shumica e tyre janë fokusuar më shumë në tërheqje donacionesh, sesa në ndihmë konkrete.
I bëjmë thirrje institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, si dhe qytetarëve të Kryeqytetit të mbështesin përpjekjet tona për të gjetur një ekuilibër mes kërkesës për siguri të qytetarëve dhe kujdesit human ndaj qenve endacakë.
Kryetari Përparim Rama është i përkushtuar që Prishtina të jetë shembull në rajon për trajtim të dinjitetshëm të kafshëve, si dhe për një qytet të sigurt për të gjithë.
P.S. Çështja e mbikqyrjes së strehimoreve private dhe mirëqenia e kafshëve është kompetencë ekskluzive e AUVK-ut!










