Më shumë se 150 pije i dorëzohen gruas në shtëpi pa shpjegim

Një grua nga Sydney e Australisë po përpiqet të zgjidhë një mister pasi pijet me vlerë qindra dollarë, përfshirë Gatorade, Powerade, Coke dhe Fanta, filluan të shfaqen në shtëpinë e saj.

Laura Rafferty, e njohur si @carismaraffs në TikTok, tha se shishet filluan të mbërrinin përmes kopmanisë së dërgesave DoorDash më 22 prill dhe dërgesat vazhduan për disa ditë, duke arritur në më shumë se 150 shishe.

Rafferty shtoi se kontaktoi kompaninë dhe iu tha se mund t’i mbante shishet, por identiteti i personit që porositi pijet mbeti një mister. Ajo sqaron se numri i telefonit i përdorur për të bërë porositë ishte shkëputur.

“Është një gjë kaq e çuditshme dhe unë jam ende duke u përpjekur të gjej përgjigjet”, tha Rafferty për 9News, transmeton Klan Kosova.

Ajo i tregoi ndjekësve të saj se përfundoi duke dhuruar disa nga pijet për Klubin e Shpëtimit të Jetës së Surf-it North Bondi.

@carismaraffs Ive had over 125 bottles of the same drink left at my door in 30 different deliveries .. #gaterade #powerade #sydney #delivery #story ♬ original sound – Carismaraffs