Më shumë se 1.5 milionë njerëz nënshkruajnë peticionin për të shkuar në ‘Area 51’

Personi që filloi iniciativën për të vizituar zonën misterioze ‘Storm Area 51’ në formë peticioni në internet, ka arritur të grumbullojë 1.5 milionë njerëz për t’iu bashkuar marshit për hapësirën e apostrofuar.

Matty Roberts, i cili nuk zbuloi asgjë në lidhje me vetveten, tha se ai është i mahnitur se si po përkrahet diçka e tillë, të cilën ai e nisi në formë qesharake.

“E postova më 27 qershor dhe e gjitha kjo ishte në formë shakaje”, deklaroi Roberts.

Më shumë se 1.5 milion njerëz u regjistruan në peticion në ‘Storm Area 51’, të planifikuar për vizitë në 20 shtator, me një tjetër 1.1 milionsh të interesuar.

Teoricienët e konspiracionit pohojnë se baza ishte përdorur për të hulumtuar një anije kozmike të shkatërruar në Roswell, New Mexico, në vitin 1947.

Një teori tjetër pohon se në këtë hapësirë të mistershme mund të gjenden edhe krijesa jashtëtokësore.

loading…