Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’ia mundësojë garimin në zgjedhjet e 23 prillit në komunat veriore edhe atyre subjekteve politike që nuk kishin marrë pjesë në procesin e 18 dhjetorit të vitit të kaluar, i cili u shty nga presidentja, Vjosa Osmani. Pra, sipas vendimit të KQZ-së, edhe Lista Serbe mund të bëhet pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut apo edhe në zgjedhjet për kuvendin komunal të Leposaviqit dhe Zveçanit.
Kësisoj, KQZ-ja konfirmon raportimin e Demokracia.com me titull – Shteti i Kosovës në shërbim të Listës Serbe | Presidentja Osmani e rihapi procesin zgjedhor në veri për t’ia mundësuar kandidimin partisë së Rakiqit dhe Radojçiqit – Listës Serbe.







