Me shpejtësi mbi 160 km/orë, jepet masa e sigurisë për 22-vjeçaren që i shpëtoi aksidentit tragjik në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 22-vjeçaren Silvana Muho, që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin tragjik në autostradën Levan-Vlorë, ku humbi jetën shoqja e saj, Anxhela Çapo.

E reja ndodhet në spital pas plagëve të marra nga aksident, ndërsa fillimisht policia raportoi se 22-vjeçarja kishte qenë në timon , kur ndodhi aksidenti.

Megjithatë hetimet vijojnë, ndërsa në një video të publikuar dje, vetëm 3 minuta par aksidentit, rezultonte se në timon kishte qenë viktima.

Të rejat po lëviznin me një mjet tip “Hyndai”, me një shpejtësi mjaft të lartë, duke i kaluar 160 kilometra në orë.