‘Me serbët s’kam asnjë problem, kojshitë shqiptarë po dojnë me mbytë për shkak të truallit në Brezovicë’

Një banorë shqiptar i Brezovicës është ankuar se banorët shqiptarë janë duke e kërcënuar për disa troje në Brezovicë

Sabri Maxhuni me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se si një banorë shqiptarë e ka kërcënuar atë me “vrasje”, shkaku i një trualli.

Ai ka thënë se ka shtatë troje në Brezovicë, ku nga gjashtë sa i ka me serbët vetëm një e ka me shqiptarët.

Më poshtë e gjeni reagimin e Maxhunit në rrjetet sociale:

Para 8 viteve në Brezovicë i kam blerë 7 troje nga serbët. 6 troje i kam kojshi me serbët. Asnjë problem nuk e kam me kojshitë.

Këtë truall e kam me kojshi shqiptarë.

Një kojshi shqiptarë e bashkoj me truallin e vet dhe anën kah rruga e mbolli me plepa. Kur i pashë, i theva plepat në truallin tim. Kojshia deshti me më mbytë.

Pas sa kohe një fqi tjetër e bëri rrugën me dalë në rrugë kryesore nepër truallin tim.

Tani një kojshi nga ana tjetër, e bashkoj truallin tim me truallin e vet, solli dhe, e rrafshoj, e mbolli me bari, ballin kah rruga e e shtroj me gurë.

Unë kërkova nga komuna e Brezovicës të i qon gjeometrit dhe të e bëjnë piketimin e truallit tim.

Komuna i qoj gjeometrit, e bënë piketimin e truallit tim.

Tani kojshitë po dojnë me më MBYTË !!!

A ndodhë kjo ndokun në Botë?!

loading…