Me pranga në duar, momenti i arrestimit të mjekut të Spitali i Traumës

Një operacion policor është kryer mesditën e të premtes në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku është shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit.

Mësohet se ka qenë një agjent i policisë së Tiranës i cili u paraqit si pacient dhe i dha 20 mijë lekë, e më pas ndërhyri për arrestimin e tij. 

Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion. Mësohet se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kerkonte rryshfet.

Shihni pamjet më poshtë: