Me një sulmues të ri në derbi, holandezi bën valixhet gati dhe udhëton drejt Manchesterit

Wout Weghorst do të jetë sulmuesi i Manchester United në pjesën e mbetur të sezonit.

Lojtari në pronësi të Burnely por që aktivizohej në Turqi me Besiktas, është gati për të nisur aventurën më të rëndësishme në karrierë teksa së fundmi është arritur akordi për të luajtur me “Djajtë e Kuq”.

United do të paguajë 2.5 milionë paund në drejtim të Besiktas për huazimin deri në fund të sezonit për Weghorst me 30-vjeçarin që pritet të udhëtojë drejt Manchesterit në orët e ardhshme me synimin që të jetë nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag për derbin e së shtunës ndaj Manchester Cityt.

Gjatë periudhës së tij tek Besiktas, sulmuesi shënoi 9 gola në 18 paraqitje ndërsa shfaqi një formë të mirë edhe në Kupën e Botës me Holandën ku u bë protagonist në sidomos në sfidën ndaj Argjentinës ku realizoi një dygolësh.

Kujtojmë se Weghorst është aktivizuar në 20 ndeshje të Premierligës me Burnley dhe njeh mirë dinamikat e Premier League, një kriter që kërkohej me çdo kusht nga tekniku Ten Hag pasi sulmuesit do t’i besohet ofensiva në pjesën e mbetur të sezonit.