Me një shtëpi e një lokal, kap milionëshin: Pasuria e ministrit Xhelal Sveçla

Kryelajm në mediat vendore sot ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ky i fundit, fillimisht sulmoi mediat për publikimin e përgjimeve Mimoza Kusari-Sllavko Simiq. S’u ndal këtu, sulmoi edhe veteranët që thirrën sot protestë pas publikimit të incizimeve. Sa është i pasur ministri në fjalë?

Veç një shtëpi në vlerë të përbashkët, si pasuri të paluajtshme, Sveçla ka deklaruar se e kap vlerën e 600 mijë eurove.

Ai posedon në pronësi të përbashkët edhe një lokal me vlerë prej 650 mijë eurove.

Ministri i Qeverisë Kurti, me prona të paluajtshme e ka kapur milionëshin, pasi këto të dyja bashkë, bëjnë një million e 250 mijë euro.

Sveçla ka deklaruar një veturë në pronësi të bashkëshortes, e cila kushton rreth tre mijë eurove.

Në dy biznese ai ka treguar se bashkëshortja e tij ka aksione, ku njëra kap vlerën e 6 mijë eurove, tjeta 100 mijë euro.

Ministri ka edhe para të gatshme. Në një bankë ai i mban mbi 1 mijë e 200 euro, ndërsa mbi 2 mijë euro të tjera nëpër banka, janë të bashkëshortes dhe fëmijëve.

Të hyra vjetore, ai ka deklaruar se si ministër i ka rreth 14 mijë e 500 euro, ndërsa nga meditjet, ka marrë mbi 3 mijë e 500 euro.

Bashkëshortja e tij e cila duket se punon në një universitet, ka pagë vjetore 14 mijë euro, ndërsa në një biznes, 5 mijë e 500 euro.

Pagë të fëmijës, ai ka deklaruar 4 mijë e 420 euro./nacionale/