Me një paraqitje vezulluese, Luana Vjollca paralajmëron diçka të re për fansat e saj

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është duke përgatitur diçka të re për fansat e saj.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes një videoje të shkurtër të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive veshur me një fustan të shkurtër plot shkëlqim.

Teksa vë në pah linjat e saj trupore, Luana duket se ka kaluar një ditë të ngarkuar me xhirime.

Mirëpo, ajo nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri muzikor apo diç tjetër që lidhet me programin e saj, duke i lënë kështu fansat thjeshtë në hamendësim.

“Për herë të parë! Zbulohet nesër”, ka shkruar këngëtarja dhe moderatorja në mbishkrimin e kësaj video.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për dukjen e saj.

https://www.instagram.com/p/B4DUL1snGoe/

loading…