Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe njëherësh Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Daut Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin Adrian Krasniqin i njohur me nofkën “Rexha”.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar edhe historinë e Adrian Krasniqit.

“Gjatë rrugës sonë deri te liria, pata fatin ta njoh Adrian Krasniqin “Rexha”. Si i ri që isha, ai u bë frymëzim për mua dhe shumë luftëtarë që trasuan rrugën e tij deri në flijim. Tri ditë para rënies së tij, udhëtuam nga Tropoja për në Kosovë, bashkë me shumë burra të mëdhenj, pa e ditur se ky do të ishte edhe udhëtimi ynë i fundit së bashku. Djali i Sylërexhëve të Vranocit, me heshtjen e tij dhe guximin e pashoq, kishte vendosur në ndërdije hakmarrje për vrasjen e shokut të tij Luan Haradinaj, prandaj ashtu edhe ndodhi’, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.

Haradinaj ka kujtuar edhe sulmin që  Adrian Krasniqi “Rexha”, e ka ndërmarrë në Kliqinë me gjithë armatimin që e kishte pasur. Ai ka treguar se ka qenë dëshmori I parë I aksionit në Dukagjin.

“Më 16 tetor, ai, bashkë me Mujën dhe Qerimin, ja mësyu stacionit famëkeq të Kliqinës, duke e sulmuar me të gjithë armatimin që kishin, deri në flijim. Ai ishte dëshmori i parë në aksion, dhe të nesërmen njësitë e UÇK-së në Dukagjin, me tërë kapacitetin që kishin, u hodhën në sulm për ta kthyer këtë humbje në fitore. Amaneti i Adrianit: ‘Edhe nëse vdes sot, jam i lumtur pasi e pashë UÇK-në në rresht’. I përjetshëm kujtimi për ty, i çmuari im Adrian”, ka shkruar Haradinaj./Ballkani.info/

Postimi i plotë: