Më në fund Spanja pranon simbolet shtetrore të Kosovës

Flamuri i Kosovës së bashku me garuesit nga Kosova do të jetë në Spanjë në Kampionatin Evropian të karatesë që sot nis në qytetin e Guadalajarës.

Spanja pas presionit ndërkombëtar ka ndaluar diskriminimin ndaj sportisteve nga Kosova.

Garues nga Kosova, do të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse Kampionatin Evropian të karatesë që do të mbahet në Spanjë.

Vlerona Shala (kata), Albulena Gërvalla (-55 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Argjend Berjani (kata), Orges Arifi (-60 kg), Ylli Cenaj (-67 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Alvin Karaqi (-84 kg), Herolind Nishevci (+84 kg), do të kërkojnë medalje në këtë kampionat, ndërsa në kumite Kosova përfaqësohet me: Nishevcin, Arifin, Cenajn, Karaqin, Shabanin, si dhe Blodin Pakashticën.

Në fotografinë e mëposhtme, mund të shikoni flamurin e Kosovës të vendosur përkrah flamujve të tjerë të botës pjesëmarrëse në këtë kampionat evropian.