Pas rajonit të Dukagjinit ku pati rrebeshe shiu, tani edhe Vushtrria, Fushë Kosova dhe Prishtina janë kapluar nga stuhia e shiut.
Shiu vjen pas disa ditëve me temperatura shumë të larta në gjithë Kosovën.
Sipas parashikimeve të nxjerra në këtë vikend dhe javën e ardhshme do të ketë pauzë nga të nxehtit.
Shihni pamjet e shiut në Fushë Kosovë dhe Prishtinë.







