Kanë vazhduar edhe mbrëmë protestat e studentëve në Serbi, të cilët janë mbledhur para Radio Televizionit të Serbisë (RTS), dhe këto skena janë quajtur “joreale” nga media të shumta.

Student më herët kishin ftuar të gjithë ata që planifikojnë t’u bashkohen për të sjellë bilbil, tenxhere dhe trokitje për të bërë zhurmë.

Ata sollën thasë bosh para kësaj media duke thënë se “erdhën për t’i kthyer paratë që i kishin marrë për shembjen”, duke reaguar kështu ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se janë paguar për protestat.

Këta thasë po i lëmë para godinës së RTS-së, mund t’ia dorëzoni presidentit dhe t’i thoni që studentët kërkojnë falje publique. Nënshkruan ‘Studentë të ofenduar’”, thanë studentët.

Siç raporton gazeta danas, punët e RTS-së i kanë mbështetur studentët nga tarraca duke ndezur blicat në telefonat e tyre.

Disa nga pankartat që studentët mbajnë janë “Mos gënjeni gjyshin tim”, “Çfarë është përgjejësia, humanizmi dhe drejtësia”, “Paguajmë, nuk paguhemi”, “Historinë e shkruajnë studentët”, “Të ndryshojmë planeti”, “Kemi ard hur të kthejmë para” e të tjera…

Ndryshe, reth 50 fakultete në të gjithë Serbianë ende të bllokuara dhe kërkesat janë të një që në filim: hapja e dokumentacionit sekret për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, por edhe ndjekja penale e en një grupi të organizuar që. sulmoi studentët dtheët e tyre në nëërim tak gjatë dgimit të postës p vikërtimat.