Me makinë mes ‘ferrit’, të rinjtë publikojnë videon e frikshme të zjarreve në Turqi

Turqia vijon “të digjet” nga flakët që kanë përfshirë zona të ndryshme pyjore.

Një video e publikuar nga mediat tregon momentet e tmerrit kur një grup miqsh arrijnë të shpëtojnë nga zjarret e egra duke kaluar mes flakëve me makinë.

Në videon e xhiruar nga një prej pasagjerëve, ata shihen që drejtojnë në rrugën pyjore me flakë nga të dyja anët, dhe me tym që u bllokon pamjen.

Në një moment makina ndalon, para se të nisë përsëri zbritjen, ku flakët duket akoma më të mëdha e intensive.

Më poshtë gjatë rrugës shoferi detyrohet përsëri të ndalojë teksa flakët përfshijnë të gjithë rrugën, disa metra larg makinës.

Video më pas ndërpritet, ndërsa më vonë shihet se pasagjerët duket të kenë shpëtuar pasi shihen nga një distancë sigurie.

VIDEO KËTU: