Me këto fjalë Guardiola njoftoi largimin në Manchester City dhe përmend kombëtaren që mund ta drejtojë

Pep Guardiola ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City pasi t’i përfundojë kontrata në vitin 2023.

Ai me këtë rast ka zbuluar se cila do të jetë e ardhmja e tij duke thënë se do të shoh mundësinë që do ta drejtojë një kombëtare, përcjellë KosovaPress.

“Hapi tjetër do të jetë një ekip kombëtar, ka një mundësi për këtë. Futbolli ndërkombëtar është hapi tjetër, “tha Guardiola në një ngjarje XP Investimentos, sipas uebfaqes braziliane “Globo”.

“Do të më duhej një pushim pas shtatë vitesh në City, më duhet të ndalem dhe të shikoj përreth, të mësoj nga trajnerët e tjerë dhe mund të marr atë rrugë. Do të doja të stërvitja në një Kampionat Evropian, një Kupë Amerike, ose një Kampionat Botëror “, vazhdoi ai.

Më tutje Guardiola ka lënë të kuptohet se Brazili mund të jetë një skuadër që mund ta drejtojë duke e cilësuar atë si kombëtare që gjithmonë favorizohet për të fituar trofe.

I pyetur për mundësinë e marrjes së drejtimit të Brazilit, ai shtoi:

“Ata janë një ekip fantastik. Unë tashmë kam punuar me disa nga lojtarët e tyre dhe kam konkurruar kundër të tjerëve. Një ekip kombëtar fantastik, Brazili është gjithmonë një kandidat i fortë ose i preferuar për trofetë. Gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë. “, ka thënë në fund ai.