“Me kërkesë të simpatizantëve të VV-së”, Milaim Zeka publikon fotografi të Thaçit me 5 presidentë amerikanë

Gazetari Milaim Zeka ka postuar disa fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi me pesë ish-presidentët amerikanë.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ka shkruar se fotografitë i ka publikuar me kërkesë të simpatizantëve të kësaj partie.

Për Kurtin ka thënë se i ka zhgënjyer simpatizantët e tij.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Me kërkesë të shumë simpatizantëve të VV-së, te cilët janë zhgënjyer pafundësisht nga rrenat dhe abuzimet e liderit të kësaj Lëvizje, po i botojmë këto foto të ish-Presidentit Thaçi, i cili, pas Presidentit Rugova, është bonduzheri më i madh i politikes te jashtme të Kosovës.